KFOR-i mban stërvitje që përfshin helikopterë të shumtë

KFOR-i sot do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshin helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.

Lajme

25/02/2021 10:09

Bëhet e ditur se ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere.

Sipas një njoftimi për media të KFOR-it, stërvitja në fjalë bëhet ”në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.