Ministrja e Sportit në Francë ka një kërkesë për Mbappen

Ministrja e Sportit në Francë, Roxana Maracineanu, ka një kërkesë për sulmuesin e Paris Saint Germain, Kilyan Mbappe.

Sport

19/02/2021 18:10

Mbappe shkëlqeu me një hetrik në Camp Nou në ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Kjo ndeshje bëri që gjithë bota e futbollit të vlerësojnë dhe ta cilësojnë francezin si njëri nga lojtarët më të mirë në botë për momentin.

Por, Maracineanu në një intervistë për “Franceinfo” ka deklaruar publikisht dëshirën e saj për Mbappe që të qëndrojë në PSG.

“Publiku ka nëvojë për ty, PSG ka nëvojë për ty”, citohet të ketë thënë Ministrja.

“Ai është një ambasador që me anë të sportit ndryshon shoqërinë dhe mentalitetin”, tha Roxana Maracineanu.

Mbappe ka kontratë me PSG edhe një vit, përkatësisht deri në verën e vitit 2022./Lajmi.net/