PSG e gatshme të transferojë përfundimisht Florenzin

Sipas një raportimit të gazetës franceze, L’Equipe, PSG veçse janë të gatshëm ta blejnë përfundimisht Alessandro Florenzin.

Sport

19/02/2021 13:09

Italiani është bashkuar me gjigantët e Ligue 1 në formë huazimi gjatë shtatorit të vitit të kaluar dhe ekziston mundësia e blerjes prej 9 milion euro, transmeton lajmi.net.

Florenzi ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në 25 paraqitje me PSG-në deri tani, duke startuar gjithashtu në shtatë nga 11 ndeshjet e fundit me Mauricio Pochettinon si trajner.

Në fitoren 4-1 ndaj Barcelonës Florenzi asistoi për Mbappen dhe ky i fundit realizoi një hat-trick në atë ndeshje.

29 vjeçari është produkt i akademisë së Romës, ku zhvilloi 280 ndeshje aty. Florenzi gjithashtu ka edhe 40 paraqitje me kombëtaren e Italisë, marrë parasysh formën e tij do të ftohet sipas gjitha gjasave për ndeshjet kualifikuese në mars./Lajmi.net/