Historia e princeshës Latifa të Dubait – Babai i vet e rrëmbeu dhe burgosi, por tani ajo është zhdukur plotësisht

Princesha Larifa u zhduk në vitin 2018, por arrit të iu dërgoj disa mesazhe miqve të vetë të iu tregoj të vërtetën.

Fun

18/02/2021 10:58

Princesha Latifa ka treguar në këtë video historinë e saj dhe si u zhduk, shkruan lajmi.net. Babai i saj është emiri i Dubai, dhe ajo u zhduk në vitin 2018, dhe këto janë mesazhet sekrete që ajo iu dërgoi miqve të vetë.

Ajo shpjegoi në detaje se çfarë ndodhi nga zhdukja e saj.

Jam peng, dhe kjo villë është kthyer në një burg, të gjitha dritaret janë të mbyllura me dërrasa nga jashtë. Nuk  e di se kur do të lirohem, dhe se çfarë kushte do të më vendosin.

Çdo ditë shqetësohem për sigurinë time dhe jetën time, nuk e di se a do të dalë e gjallë nga këtu. Policia më kanë kërcënuar se do të kaloj të gjithë jetën në burg dhe se nuk do të shoh dritë me sy kurrë më.

Latifa u përpoq të arratiset nga Dubai në vitin 2018 dhe la një video-mesazh në rast që arratisja e saj dështon. Në këtë mesazh ajo tha se babai i vet nuk e lejon të ketë liritë bazë.

Nuk mund të vozis, nuk mund të udhëtoj, nuk mund të dalë nga Dubai. Nuk mundem. Nuk jam larguar nga shteti që në vitin 2000. Jam duke kërkuar që të udhëtoj, vetëm të studioj dhe të bëjë diçka normale, por nuk më lejojnë.

Kjo është jeta ime, shumë e kontrolluar. Kam nevojë të largohem.

Ajo planifikoj një arratisje me ndihmën e mikeshës së saj, Tiina. Tiina foli gjithashtu për arratisjen:

Nuk hezitova, i thash “po sigurisht, do të jetë një aventurë e madhërishme”, shkruan lajmi.net.

Ato planifikuan të shkojnë me anije në Indi, dhe më pas të udhëtojnë në SHBA dhe të kërkojnë azil. Dhe tani janë bërë publike videot ku ajo tregon anën e saj kur u kap.

Ishim në një anije të vogël, me 12 ndoshta 15 persona, 2 ishin nga Emriatet, dhe teksa unë po luftoja për të mbrojtur veten, njëri prej tyre erdhi dhe më injektoi në krah një gjilpërë. Unë po lutesha duke i thënë mos e bëjë.

Ai më kapi dhe më ngriti lart dhe unë po përpiqesha ta luftoja duke e goditur me shqelm. Kur pashë poshtë, krahu i tij ishte i ekspozuar, dhe unë thash, mirë, ke një mundësi. E kafshova aq fort sa munda, dhe e tunda kokën dhe ai po bërtiste.

Ai më injektoi përsëri me qetësues, dhe më bartën deri në një avion privat. Teksa hymë brenda unë e humba vetëdijen. Gjithçka që mbaj mend është një trazirë tek hipëm, shkallët dhe humba vetëdijen pastaj.

Ajo u zgjua në Dubai.

Kam qenë këtu që prej atëherë. Jam vetëm, në izolim, pa ndihmë mjekësore, pa gjykim, pa akuza, asgjë.

Jeta e babait të saj ka vazhduar si gjithmonë pavarësisht ndodhive, shkruan lajmi.net. Tiina u përpoq të alarmoj të tjerë, duke folur për mediat.

Ajo ishte e shtrirë në tokë me duar të lidhura pas shpinës dhe vazhdimisht thoshte “po kërkoj azil politik”.

Por Latifa ishte zhdukur. Deri kur në dhjetor 2018 ajo u fotografua tek hante drekë me Mary Robinson. Robinson ka qenë më parë komisioneve e të drejtave të njerëzve në EU.

Por dreka nuk ishte ashtu siç dukej. Takimi ishte inskenuar nga Haya, gruaja e sheikut Mohammed, dhe njerka e Latifas.

Më tha se është një test për të parë se si po reagoj në prezencë të njerëzve të tjerë pasi kisha qenë në burg, dhe nëse sillesha mirë, nëse reagoja mirë, do të më lironin pas pak ditësh.

Mary Robinson gjithashtu foli për çështjen:

Haya më shpjegoi se Larifa kishte një problem serioz me bipolaritetin, dhe mënyra se si ma shpjegoi tingëlloi shumë bindëse. Ne nuk duam që Latifa të kaloj më shumë trauma.

Latifa tregoi për anën e saj.

Haya më prezantoi me Mary, dhe nuk më tregoi se ka qenë një komisionere e të drejtave të njerëzve në EU. Kurrë. Nëse do ta dija, do të kisha treguar gjithçka, por jo nuk më tregoi kurrë, shkruan lajmi.net.

Temat që i diskutuam gjatë drekës ishin sport, veganizëm dhe ambienti.

Mary tha se ka menduar shumë për ndodhinë pasi u publikuan videot, dhe thotë se ajo nuk dinte se si të drejtohej me Latifan, sepse nuk kishte eksperiencë me persona bipolarë, dhe kishte frikë se do të thoshte diçka gabim, prandaj donte të fliste vetëm me doktorët e saj.

Ajo tha se ishte keqinformuar nga mikesha e vetë e mirë, princesha Haya, sepse edhe ajo ishte e keqinformuar.

Gjithë kjo ishte e inskenuar, më mashtruan.

Por ndodhi një ndryshim i papritur që përfshinte njerkën e Latifas. Mediat internacionale thanë se Haya do të divorcohet nga Mohammed. Ajo u arratis në Londër me dy fëmijët e saj.

Ajo tha se kishte frikë për jetën e vetë. Mirëpo edhe pas kësaj, sheiku vazhdoi jetën normalisht. Ai gjithashtu mbajti një konferencë për gratë. Mirëpo në një gjykatë ai luftoi që të kthej gruan dhe fëmijët e tij në Dubai.

Trajtimi i Latifas u bë i ditur në një çështje gjyqësore. Në seancë u bënë akuza për rrëmbim dhe keqtrajtim të rëndë. Gjykata vendosi she sheiku Mohammed kishte rrëmbyer të bijën Latifa.

Tiina mendoi se kjo ishte një shtysë madhore, sepse në këtë mënyrë EU do të luftonte për të liruar Latifan, por ajo po mbahej akoma e burgosur, shkruan lajmi.net.

 Po lodhem nga gjithçka, është si një cirk. Nuk dua të jem peng në këtë burg vetëm dua të jem e lirë. Nuk e di se çfarë duan të bëjnë me mua. Situata po bëhet më dëshpëruese çdo ditë, dhe jam shumë e lodhur nga e gjithë kjo.

Mirëpo vitin e kaluar, mesazhet më nuk shkuan në telefonin e Latifa. Tiina tha se kishte frikë që nuk do të fliste më kurrë me të, dhe nëse ajo u kap me telefon, kushtet e saj tani do të jenë vetëm më të vështira.

Meqë ka kaluar shumë kohë, u vendos të publikohen disa dëshmi, dhe është koha që të ndërmerren hapa.

Thjeshtë, nuk jam e lirë, por përsëri nuk do të bashkohen në propagandën e tyre, është thjeshtë mënyra që jam unë.

Dubai dhe Emratet nuk kanë dhënë asnjë koment në lidhje me pyetjet rreth gjendjes së Latifa. Më parë ata kanë thënë se Latifa është e sigurt, në përkujdesin plotë dashuri të familjes së saj.

Vendndodhja e saj është akoma e paditur, dhe nuk është parë më kurrë në publik. /Lajmi.net/