Griezmann: Mbappe do arrijë në nivelin e Messit dhe Ronaldos
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka lavdëruar bashkëkombësin Kylian Mbappe.
Sport
Francezi dje shkëlqeu me het-trik në fitoren e thellë ndaj Barcelonës (1-4), përcjellë lajmi.net.
Pas ndeshjes, Griezmann tha se PSG ka një yll në skuadër dhe që Mbappe do arrijë në nivelin e dyshes më të mirë në histori, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Jam i lumtur për të. Është kritikuar shumë, por kështu ndodh kur je dikush për një kohë të shkurtër”.
“Sapo të luan pak dobët, ne e kritikojmë. Është e lehtë. Por, besoj që PSG ka një yll në skuadër, një që do jetë në nivelin e Leo dhe Cristiano. Ai vërtetë zhvilloi një ndeshje të mirë”, u shpreh Griezmann.
Me fitoren e djeshme, Barcelona është me një këmbë në rrethin tjetër, ngase ndeshja kthyese zhvillohet në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/