Realizoi het-trik ndaj Barcelonës, Mbappe flet për të ardhmen
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe thotë se është i lumtur në "Parkun e Princave".
Sport
Francezi realizoi het-trik në fitoren bindëse ndaj Barcelonës 1 – 4, që u zhvillua në “Camp Nou”, përcjellë lajmi.net.
Pas ndeshjes, Mbappe tha se nuk do e vendos të ardhmen bazuar në një ndeshje, por se është i lumtur te PSG-ja.
“Fanella e PSG-së është ajo që e mbajë afër zemrës”.
“E ardhmja? Do ishte budallallëk të vendosja të ardhmen bazuar në një ndeshje. E vërtetë është se duhet reflektuar për kohë të gjatë. Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu”, u shpreh ai për RMC Sport.
Sidoqoftë, Reali synon ta bind sulmuesin që në verë të transferohet në “Santiago Bernabeu”, duke marrë parasysh që kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022./Lajmi.net/