OBSH-ja aprovon vaksinën AstraZeneca, pritet të përfitojë edhe Kosova

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar të hënën vaksinën anti-COVID të AstraZenecas dhe Universitetit të Oksfordit për përdorim urgjent.

Lajme

15/02/2021 19:35

Nga ky vendim pritet të përfitojë edhe Kosova, pasi më herët COVAX kishte publikuar parashikimet rreth shpërndarjes së vaksinës për vendet që tashmë kanë aplikuar për këtë vaksinë, raporton , reuters.

Kosova pritet të përfitojë 100.800 doza të kësaj vaksine, derisa është raportuar se efekti i kësaj vaksine shkon deri në 63 për qind për të rritur.

Testi i i fundit OBSH-së më 8 shkurt zbuloi se vaksina Astrazeneca plotësoi kriteret “e domosdoshme” për sigurinë dhe përfitimet e saj të efikasitetit tejkaluan rreziqet e saj, raportojnë mediat e huaja.