Nëntë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit
Maqedonia e Veriut ka regjistruar nëntë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, nga 755 testime, 51 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer 487.716 testime për COVID-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në 97.101, 87.960 të shëruar dhe 2998 të vdekur.