Ibra-Lukaku, Prokurori federal sot do marrë në pyetje belgun

Derbi në Coppa Italia ndërmjet rivalëve të qytetit, Inter dhe Milan u bë temë e polemikave shkaku i një përplasje ndërmjet Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Sport

15/02/2021 12:02

Futbollistët ishin kacafytur dhe kishin shkëmbyer ofendime me njëri tjetrin, ku më pas janë dënuar nga një ndeshje mos-lojë nga Komisioni Disiplinor, transmeton lajmi.net.

Por, pavarësisht kësaj, Prokurori federal, Giuseppe Chine ka hapur një hetim mbi rastin në fjalë.

Në kuadër të hetimit, Chine ka thirrur edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili është distancuar nga çdo formë ose akuzë raciste të drejtuar ndaj tij.

Tani, radha është për Romelu Lukaku, I cili do të paraqitet para prokurorit Chine, përmes një video-konference.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, Lukaku do të jap dëshminë e tij ku hipoteza më e mundshme është që të konfirmohet se ka pasur “Sjellje antisportive”.

Në rast të shkeljes së kodit penal nr 28, për gjykime sportive, atëherë dënimi mund të jetë më i rëndë nga Prokurori federal./Lajmi.net/