CIES parashikon kampionin e Serie A, nuk është Milani apo Juventusi

Observatori Evropian i Futbollit, CIES, ka parashikuar kampionin e Serie A.

Sport

15/02/2021 11:48

Sipas CIES, pas ndeshjes ndaj Lazios, rrjedha e sfidueseve të Scudettos ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.

Tani, Interi parashikohet të shpallet kampion me 81 pikë, i ndjekur nga Milani me 79 pikë në vendin e dytë. Vendi i tretë parashikohet të jetë Juventusi me 78 pikë, i ndjekur nga Napoli me 76 pikë në vendin e katërt.

Sipas CIES, Roma do rënditet e pesta dhe Atalanta e gjashta, ndërsa për Lazion parashikohet vendi i shtatë.

Për rënie nga liga, CIES parashikon që Parma, Cagliari dhe Crotone të bien nga Serie A./Lajmi.net/