Grumbuj njerëzish, masat antiCOVID shkelen edhe qendrën e votimit në shkollën “Gjergj Fishta”

Që nga ora 07:00 e mëngjesit janë hapur qendrat e votimit, ku qytetarët janë duke votuar për të zgjedhurit e tyre në Qeveri e Kuvend.

Lajme

14/02/2021 15:19

Procesi i votimit është duke u shoqëruar me shkelje të masave anti-COVID, ku në qendrat e votimit, shihen grumbuj të njerëzve të cilët nuk respektojnë distancën, e në disa raste janë edhe pa maska.

Njëjtë po ndodh edhe në qendrën e votimit në shkollën “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, ku shihen grumbuj të njerëzve teksa presin për ta ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. /Lajmi.net/