Reshje bore e temperatura shumë të ulta, ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se të premtën do të mbajë mot i vranët ndërsa të shtunën mund të ketë edhe reshje të borës.
Lajme
Të premtën temperaturat do të lëvizin nga -7 në -5 gradë, ndërsa të shtunën nga -9 në -6 gradë, shkruan lajmi.net.
“Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.”, thotë IHMK. /Lajmi.net/
