Formacionet e mundshme: Barnsley – Chelsea

Chelsea do të kërkojë të ruajë fillimin e tyre pozitiv nën urdhrat e trajnerit të ri Thomas Tuchel dhe sot do të luajnë kundër Barnsley në FA Cup.

Sport

11/02/2021 10:17

Blutë udhëtojnë në Oakwell pas tri fitoreve dhe një barazimi që kur Tuchel mori drejtimin nga Frank Lampard, ndërsa Barnsley janë të pamposhtur në tre ndeshje të kampionatit.

Ndeshja e sotme do të fillojë nga ora 21:00 dhe fituesi do të kalojë në çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Formacionet e mundshme janë këto:

Barnsley: Collins; Sibbick, Helik, Andersen; Brittain, Mowatt, Palmer, Styles; Frieser, Woodrow, Adeboyej

Chelsea: Kepa; James, Christensen, Zouma, Chilwell; Havertz, Kante, Gilmour; Ziyech, Abraham, Hudson-Odoi/Lajmi.net/