Terry parashikon të ardhme të madhe për Mount

Gjatë ndeshjes së fundit në FA Cup ndaj Luton Town, Mount po mbante shiritin e kapitenit dhe kjo u pa pozitivisht nga Terry.

Sport

11/02/2021 08:43

Ai beson se 22 vjeçari do të jetë kapiten i ardhshëm për klubin dhe kombëtaren në një të ardhme te afërme, shkruan lajmi.net.

Legjenda e Chelseas beson se Mount ka edhe kualitete të lidershipit edhe aftësi të mira për të qenë kapiten i skuadrës.

“Mason Mount do të jetë 100% kapiteni i ri i Chelsea”, tha Terry së fundmi në një intervistë.

Anglezi lavdëroi lojtarin e Chelsea, duke thënë se ai ka qenë lojtari më i mirë te klubi londinez këtë sezon.

Pavarësisht se u shfaqen disa shqetësime rreth vendit të tij në formacion pas inkuadrimit të Thomas Tuchel, Mount ka rifituar shpejt një vend në formacionin fillestar dhe ka luajtur 90 minuta në secilën nga dy ndeshjet e fundit./Lajmi.net/