Sanchez dhe Vidal suspendohen për ndeshjen kthyese ndaj Juventusit në Kupën e Italisë

Alexis Sanchez, Arturo Vidal dhe Cristian Romero janë të suspenduar për ndeshjen kthyese në Kupën e Italisë

Sport

04/02/2021 18:33

Dyshja Sanchez dhe Vidal kanë shumë karton të verdhë që nënkupton se automatikisht suspendon për ndeshjen kundër Juventusit, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi do jenë të gatshëm që munguan në ndeshjen e parë shkaku i suspendimit.

Mbrojtësi i Atalantas, Romero gjithashtu do ta shikojë ndeshjen kthyese ndaj Napolit nga stoli shkaku i kartonit.

Për skuadrat e tyre do jenë mungesa e madhe, ngase ndeshja kthyese është vendimtare për t’u kualifikuar në finale.

Kujtojmë, se ndeshja mes Interit dhe Juventusit përfundoi me rezultat 1 – 2 në të mirë të “Bianconerëve”, derisa Atalanta dhe Napoli përfundoi me rezultat të barabartë 0-  0./Lajmi.net/