Interi vendos të mos e dënojë Vidalin

Mesfushori i Interitit, Arturo Vidal nuk do dënohet nga klubi pas reagimit kur u zëvendësua në ndeshjen ndaj Juventusit.

Sport

04/02/2021 16:20

Kiliani nuk ishte i lumtur me vendimin e trajnerit Antonio Conte për ta zëvendësuar me Christian Eriksenin në minutën e 73-të, përcjellë lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori nuk dha kontribut me 100 për qind, andaj kjo e shtyu teknikun italian ta zëvendësojë.

Sidoqoftë, edhe pse reagimi i tij nuk ishte i duhur, “Neurazzurët” nuk do ta dënojnë.

Ndërkohë, kujtojmë se atë ndeshje Interi e humbi me rezultat 1 – 2./Lajmi.net/