Ermal Fejzullahu tregon përse kënga “Zemër” me Mimoza Shkodrën është fshirë nga YouTube
Ermali sqaroi të vërtetën për këngën "Zemër".

ShowBiz
Ermal Fejzullahu shumë herë ka treguar se është shumë i afërt me fansat, ndërsa së fundi është përgjigjur në disa pyetje të tyre, shkruan lajmi.net.
Një prej tyre e pyeti se çfarë ka ndodhur me këngën “Zemër”, të cilën e solli në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën, ngase është fshirë nga YouTube.
“Pom doket e kishim pas huazu pak”, u përgjigj Ermali, teksa i kishte shtuar disa emoji duke qeshur.
Ndryshe, ai njihet pë shumë duete me emra të njohur, projekti i fundit muzikor nga Ermal Fejzullahu mbetet “Përjetësi” në duet me Fifin. /Lajmi.net/