Aksident në Vushtrri, vetura përfundon në ara

Një veturë ka përfunduar në ara mëngjesin e sotëm në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Lajme

02/02/2021 10:46

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse ka mbetur ndonjë person i lënduar.

Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë.

Policia e Kosovës po bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion pasi si pasojë e reshjeve të shiut aksidentet po janë më të shpeshta.