Pasi u përzu nga Skenderaj, VV-ja publikojnë një fotografi të Kurtit në Prekaz

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka publikuar një fotografi me kreun e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Lajme

01/02/2021 20:35

Lexo edhe:

Qytetarët në Skenderaj i brohorasin Albin Kurtit “UÇK, UÇK…” dhe “Thaçi, Thaçi…”

“Përshëndetje nga Prekazi heroik. Vetëvendosje!”, ka mbishkruar në fotografinë e hedhur në Facebook të Mehanit.

Kurti, përgjatë tubimit që e mbajti në Skenderaj, ruhej nga Njësia Speciale. Qytetarë të shumtë prezent afër tubimit elektoral kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili kishte mbështetje të madhe në Komunën e Skenderajt.