Paradite largohet nga Vetëvendosjen, pasdite anëtarësohet në AAK

Sami Ahmetaj, i cili dha dorëheqje sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, është anëtarësuar në AAK.

Lajme

01/02/2021 17:25

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie,  Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare.

Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku.

Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha.  /Lajmi.net/