Prokuroria federale ka nisur një hetim për rastin Lukaku-Ibrahimovic

Prokuroria federale italiane ka hapur një hetim lidhur me rastin e përplasjes së Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic që ndodhi në kuadër të Coppa Italia.

Sport

01/02/2021 14:38

Futbollistët ishin kacafytur dhe kishin shkëmbyer ofendime me njëri tjetrin, ku më pas janë dënuar nga një ndeshje mos-lojë nga Komisioni Disiplinor, transmeton lajmi.net.

Por, pavarësisht kësaj, Prokurori federal, Giuseppe Chine ka hapur një hetim këtë mëngjes mbi rastin në fjalë.

Në kuadër të hetimit, Chine ka thirrur edhe gjyqtarin Valeri i cili ishte i deleguar natën e incidentit dhe do të jetë në cilësinë e dëshmitarit.

Në hetim do të dëgjohet dëshmia e gjyqtarit i cili do të duhet të tregojë para Prokurorisë “zënkën” ndërmjet futbollistëve ku më pas do të verifikohen faktet nëse është shkelur Kodi Penal i artikullit 28 për gjykime sportive.

Në rast të provave për shkeljen e aritukullit 28, atëherë mund të presim një denim më të ashpër për rastin Ibra-Lukaku./Lajmi.net/