ZYRTARE: Tifozët do jenë të pranishëm në Final 8 të Kupës së Kosovës

Organizatori i Final 8, KB Ylli ka njoftuar se ndeshjet në kuadër të turneut do të mbahen në prani të tifozëve.

Sport

31/01/2021 12:05

Pas përpjekjeve të shumta, Ylli në bashkpunim me Federatën e basketbollit të Kosovës, kanë njoftuar që ndeshjet që do te mbahen në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës do të zhvillohen në praninë e tifozëve, transmeton lajmi.net.

Ndeshjet do ti përmbahen rregullave anti-COVID-19, dhe kapaciteti maksimal i tifozëve që do të lejohen të hyjnë në sallë, është rreth 200 persona.

Pas perpjekjekjeve te shumta te Golden Eagle Yllit si organizator ne bashkpunim me Federaten e Basketbollit te Kosoves, ju njoftojme qe ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 Kupa e Kosoves ne Basketboll do te jene te pranishem 200 shikues.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë në rrjetin social Facebook, të KB Yllit./Lajmi.net/