Pochettino: PSG do të ishte klub i përsosur për Ramos

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino ka ngritur zërat për transferimin e Ramos në Paris.

Sport

28/01/2021 19:38

Në një intervistë për të përditshmen, Marca, Pochettino ishte pyetur se a do të pëlqente të kishte në skuadër një lider si Sergio Ramos, dhe përgjigja e tij i befasoi të gjithë, transmeton lajmi.net.

“Pas një muaji këtu, kam parë lojtarë që janë liderë të vërtetë. Lojtarët kanë kultura të ndryshme dhe vërtetë janë të pjekur dhe të respektueshëm”, tha ai.

“Më parë ne nënshkruam me Ronaldinhon, duke parë mundësitë në merkato”, shtoi ai.

“Këtu, Ramos do të gjente një klub me obsesionin e fitores, PSG-në, njërin nga klubet më të mëdha në botë”, përfundoi Maurizio Pochettino./Lajmi.net/