Vetëm një plumb u shkrep në drejtim të Albertit, çka gjeti policia në vendin e vrasjes?
Policia e Kosovës ka informuar gjerësisht se çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.
Lajme
Të njëjtit kanë bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshimtë pasi që i njëjti dyshohet se kreu vrasje të rëndë.
Lexo edhe:
Gjithçka që dihet deri më tani për rastin tragjik, ku dyshohet se babai vrau djalin në Prishtinë
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku edhe janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një kariaktor, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë, transmeton lajmi.net.
“Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lexo edhe:
Skender Krasniqi që dyshohet se vrau djalin ishte pjesë e UÇK-së, Zona Operative e Llapit
Ndryshe viktima në rastin e mbrëmshëm ishte Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u vra nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi.
Albert Krasniqi kishte disa ditë që po kërkohej nga organet kompetente, nën dyshimin për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi.
Krasniqi dhe Gashi raportohet të kenë pasur disa mosmarrëveshje përgjatë kohëve të fundit, e që pjesë e këtyre mosmarrëveshjeve të shumta ishin edhe familjarët e tjerë të dyshes./Lajmi.net/