Skender Krasniqi që dyshohet se vrau djalin ishte pjesë e UÇK-së, Zona Operative e Llapit

Albert Krasniqi është i riu që mbeti pa shenja jete mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë që dyshohet se i mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Lajme

28/01/2021 08:48

Alberti vdiq si pasojë e të shtënave që iu bën në bodrumin e një prej ndërtesave në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

Lexo edhe:

Gjithçka që dihet deri më tani për rastin tragjik, ku dyshohet se babai vrau djalin në Prishtinë

Albert Krasniqi dhe Skender Krasniqi dyshohet se si fillimin patën një përleshje fizike me njëri-tjetrin, që më pas çoi edhe deri tek përdorimi i armës.

Por Skender Krasniqi armës ia thoshte mirë edhe dikur. I njëjti ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën Operative të Llapit. Madje ishte ndër emrat e parë që i ishte bashkuar UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Këtë gjë i njëjti e kishte dëshmuar plot herë edhe përmes publikimit të shumtë fotografive të asaj kohe.

Madje me një kërkesë publike që i kishte bërë institucioneve të vendit përmes rrjetit social Facebook, Skender Krasniqi thoshte se asesi s’duhet të tentohet të përfitohet në krah të krizës që u shkaktua nga virusi COVID-19.

Ndryshe Skender Krasniqi njihet edhe si një nga biznesmenët e mëdhenj të Prishtinës, i cili udhëheq kompaninë ‘Përparimi’ e cila merret me ndërtime.

Skender Krasniqi u arrestua mbrëmë, derisa njoftoi vetë Policinë e Kosovës për aktin që kishte kryer.

“Ejani se e vrava djalin”, ishin fjalët e Skender Krasniqit në paraqitjen e rastit në Policinë e Kosovës.

Trupi i pajetë i Albert Krasniqit u hoq nga vendi i ngjarjes mbrëmë vonë, për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për hetimet të mëtutjeshme./Lajmi.net/

Gjithçka që dihet deri më tani për rastin tragjik, ku dyshohet se babai vrau djalin në Prishtinë