Zidane pritet të largohet në verë, Real Madridi gjen pasuesin adekuat

Ky sezon ndoshta do jetë i fundit për trajnerin Zinedine Zidane në kreun e Real Madridit.

Sport

25/01/2021 16:43

Tekniku francez humbi dy kupa këtë edicion dhe Reali ka vendosur ta lejojë të jetë në stol së paku deri në fund të edicionit, transmeton lajmi.net.

Sipas Bild, trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann është favoriti për të zëvendësuar Zidanne.

Menaxhmenti i Realit dëshiron të nis edicionin e ri me një trajner më të mirë nga ana teknike dhe janë mahnitur nga aftësia e Nagelsmann.

Nagelsmann është i lumtur te Leipzigu, mirëpo nëse ky interesim do bëhet më konkretë, atëherë ai do e konsiderojë të ardhmen./Lajmi.net/