PSG vendos çmimin e ‘çmendur’ për Mbappen, Reali konsideron shkëmbimin me Viniciusin
PSG është i hapur që ta shesë sulmuesin Kylian Mbappe, nëse ky i fundit nuk rinovon kontratën.
Sport
Francezit i skadon kontrata në verë dhe kërkohet me ngulm nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas ABC, PSG do e shesë Mbappen vetëm nëse paguhen plotë 160 milionë euro, vlerë që nuk mund të paguhet nga Reali.
Reali mund të paguajë këtë çmim vetëm nëse shesin lojtarët e rëndësishëm, siç është Vinicius Junior.
PSG gjithashtu është i interesuar për brazilianin dhe janë të hapur që ta lejojnë të jetë pjesë e marrëveshjes./Lajmi.net/