Zbulohen detajet e marrëveshjes, ja sa do përfitojë Reali nga huazimi i Odegaard

Martin Odegaard pritet të kryejë testet mjekësore sot në Londër dhe të bashkohet me skuadrën e Arsenalit.

Sport

25/01/2021 10:56

Konfirmimi i transferimit është afër, pasi klubet kanë arritur marrëveshje në mes vete, transmeton lajmi.net.

Pas tre ditëve intensive marrëveshja u arrit dhe 22 vjeçari do të bashkohet me Arsenalin deri në verë.

Arsenali do të paguajë “Los Blancos” dy milionë euro plus një pjesë të pagës së norvegjezit.

Sipas “The Times”, marrëveshja nuk përfshin të drejtën e blerjes, pra është vetëm huazim i thjeshtë. Odegaard është autorizuar zyrtarisht nga “Los Blancos” që të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i “The Gunners”.

Real Sociedad dhe Ajax ishin skuadrat që u interesuan për Odegaard, por në fund Arsenali paraqiti ofertën më të mirë./Lajmi.net/