Benzema insiston se mund ta fitojnë La Liga-n

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema insiston se skuadra e tij mund të bëj edhe më shumë në La Liga.

Sport

24/01/2021 18:25

Francezi ka realizuar 10 gola këtë edicion, derisa dje shënoi dy herë në fitoren 4-1 ndaj Alavesit, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Benzema mendon se kanë ende shansin që ta mbajnë kreun.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë si jemi duke bërë, është çfarë duhet bërë pas një jave të vështirë”.

“Jemi në rrugën e duhur pas një jave jo të mirë dhe duhet të shohim se ka ende shumë futboll që duhet zhvilluar në ligë”, tha ai.

Real Madridi momentalisht renditët në pozitën e dytë me 40 pikë, katër më pak se Atletico që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara./Lajmi.net/