Arrihet marrëveshja mes klubeve, Odegaard së shpejti lojtari i Arsenalit

Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Madridin për huazimin e mesfushorit Martin Odegaard.

Sport

24/01/2021 16:32

Pas kontaktit të trajnerit Mikel Arteta me mesfushorin norvegjez, lojtari pranoi t’i bashkohet skuadrës angleze për gjashtë muajt e radhës, shkruan lajmi.net.

Arsenali do paguajë 2.5 milionë euro për huazimin e Odegaard, i cili do t’i kryejë testet mjekësore në ditët në vijim, pastaj marrëveshja do bëhet zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Përparësi për Arsenalin ishte edhe lidhja e mirë me Realin sepse në dy edicionet e fundit ka huazuar edhe mesfushorin tjetër, Dani Ceballos./Lajmi.net/