Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, por cilat janë disa prej rekordeve të tjera?

Pas golit të shënuar ndaj Napolit, Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit me 760 gola.

Sport

21/01/2021 09:17

Mirëpo, ky sigurisht që nuk është rekordi i vetëm që portugezi mban, ai ka edhe disa rekorde tjera të jashtëzakonshme.

Ai u bë lojtari më i shpejtë i Real Madrid i cili arriti 200 gola.

Lojtari më i shpejtë në La Liga që shënoi 150 gola (140 paraqitje).

Ronaldo është i rankuar nga ESPN si sportisti më i famshëm në botën e futbollit dhe është personi me më së shumti ndjekës sikurse në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Portugezi ka më së shumti gola në gjysëm finale të Ligës së Kampionëve.

Lojtari i parë që shënoi në dhjetë gara radhazi në ndeshjet ndërkombëtare (për Portugalinë).

Më së shumti çmime UEFA Lojtari më i Mirë në Evropë (4).

Lojtari më i vjetër që shënoi një hat-trick të Ligës së Kampionëve: 34 vjet e 35 ditë.

Lojtari me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve (128).

Lojtari i parë që shënoi në shtatë ndeshje radhazi në një sezon debutues në Serie A.

35 vjeçari ka gjithashtu edhe shumë rekorde të tjera që i ka arritur me Real Madridin, Portugalinë e Juventusin./Lajmi.net/