Real Madridi konfirmon mungesën e Nachos, spanjolli ka pasur kontakt me person me COVID-19

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho nuk ka udhëtuar me skuadrën për përballjen ndaj Alicante në Kupën e Mbretit.

Sport

20/01/2021 14:43

Spanjolli ishte në listën e të ftuarve, por në momentin e fundit u hoq nga lista sepse Nacho ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Në testin e bërë në mëngjes, mbrojtësi kishte dal negativ, por do testohet prapë.

Këtë e ka konfirmuar Reali përmes një komunikate.

Në vendin e Nachos pritet të debutojë Chust pranë Eder Militaos./Lajmi.net/