Real Madrid dhe Inter interesohen për Van de Beek

Ylli i Manchester Unitedit, Donny van de Beek ka fituar vëmendjen e Real Madridit dhe Interit.

Sport

20/01/2021 08:26

Holandezi u transferua te “Djajtë e Kuq” nga Ajaxi verën e kaluar, por dështoi të gjejë vetën në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer, transmeton lajmi.net.

Reali dhe Interi thuhet se janë të interesuar për Van de Beek që është në formë jo të mirë në “Old Trafford”.

Duke marrë parasysh formën e mirë të Fernandes dhe Pogba, Van de Beek ka bërë vetëm dy ndeshje si titullarë në Premierligë.

Sidoqoftë, Van de Beek nuk do konsideroi largimin këtë muaj sepse dëshiron të tregojë vetën dhe Ole Gunnar Solskjaer i ka premtuar minutazhë./Lajmi.net/