Barcelona dhe Real Madrid në rënie e sipër, lista e fundit dëshmon këtë gjë

Euro Club Index ka bërë një listë të klubeve më të mira në Evropë, me Bayern Munich si kryesuese e listës.

Sport

19/01/2021 18:21

Në dy sezonet e fundit ka pasur një rënie të dukshme të Real Madrid dhe FC Barcelonës në garat evropiane.

Të dyja klubet dështuan të fitojnë një trofe këtë vit, Super Kupën e Spanjës, ku Los Blancos u eliminuan në gjysëm finale, ndërsa Blaugranët humbën në finale ndaj Athletic Bilbao.

Në një raportim të Euro Club Index, Bayern Munich është renditur i pari si klubi më i mirë, ndërsa pas tij janë dy skuadrat angleze Manchester City dhe Liverpool.

Barcelona është e pozicionuar në vendin e katërt, ndërsa Real Madrid e gjashta./Lajmi.net/