Fjalët e para të Mandzukic si lojtar i Milanit
Mario Mandzukic është zyrtarizuar sot si transferimi më i ri në klub nga AC Milan.
Sport
Mandzukic me të arritur në klub, ka falenderuar klubin për mundësinë që i kanë ofruar dhe premtoi që do të jap më rë mirën e tij që skuadra të ketë suksese.
Rosonerët janë të pozicionuar në vendin e parë në Serie A pas 18 ndeshjeve dhe Mandzukic pritet t’i ndihmojë ata në fazën e sulmit, transmeton lajmi.net.
Ish-lojtari i Juventusit, ka marrë numrin 9 në fanelë dhe po shikon përpara për të zhvilluar sa më shpejt ndeshjen e tij të parë.
“Jam falenderues për zyrtarët e Milanit që më ofruan këtë mundësi, të bashkohem në këtë klub legjenar”, shkroi ai në rrjetin e tij social Twitter.
“Unë mund të premtoj që do do të dhurojë më të mirën nga vetja ime dhe do të mundohem të ndihmojë klubin në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi ai./Lajmi.net/
I am thankful to the @acmilan leadership for the opportunity to join this great club – it will be a real honor to wear this iconic jersey and fight for the #rossoneri ?⚫ I can only promise to give my best effort in every game and try to help the team in any way that I can ?? pic.twitter.com/JSp8yXp2ds
— Mario Mandžukić MM17 (@MarioMandzukic9) January 19, 2021