Interi konfirmon se Sanchez nuk është i lënduar

Interi do ta kenë sulmuesin Alexis Sanchez të gatshëm për sfidën kundër Udineses.

Sport

19/01/2021 14:39

Kushtet e kilianit nuk ishin mjaftë të mira pas fitores 2 – 0 ndaj Juventusit ngase kishte probleme muskulore, transmeton lajmi.net.

Por, pas testeve të bëra, ish sulmuesi i Manchester Unitedit është rikthyer në stërvitje të plotë.

Sanchez e zëvendësi Lautaro Martinezin në minutën e 86-të kundër “Bianconerëve”, ndërsa pas disa ditëve pushim, kiliani është i gatshëm për ndeshjen e radhës te “Neurazzurëve”.

Momentalisht Interi është në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë prapa AC Milanit./Lajmi.net/