Zidane nuk e sheh në projekt, Odriozola dëshiron largimin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alvaro Odriozola është duke konsideruar largimin nga Real Madridi sa më parë tejet e mundur.

Sport

17/01/2021 16:08

Spanjolli pas rikthimit nga Bayern Munichu ku kaloi huazim për gjashtë muaj dhe fitoi Ligën e Kampionëve, u rikthye për të garuar me Dani Carvajal në pozitën e parë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, jo vetëm që nuk shihet si lojtari i dytë për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, por gjendet edhe pas Lucas Vazquez dhe Nachos.

Sipas AS, Odriozola tani ka filluar të konsiderojë largimin sa më parë, sepse është në dijeni që nuk ka vend në projektin e Zidanes.

Sidoqoftë, ende s’ka asnjë ofertë për Odriozolan, andaj mund të mbetet në “Santiago Bernabeu” për së paku edhe gjashtë muaj./Lajmi.net/