Arsenali kërkon transferimin e portierit të Barcelonës
Arsenal ka në shënjestër portierin e dytë të Barcelonës, Neto, i cili nuk po gjen hapësirë te Barcelona.
Sport
E përditshmja spanjolle SPORT raporton se braziliani nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë dhe të fillojë çdo ndeshje nga banka rezerv.
Duke pasur parasysh se afati kalimtar është i hapur, transferimi i tij në Londër është i mundshëm, përcjell lajmi.net.
Edhe pse klauzola e largimit e Netos është e madhe, mbi 180 milion, klubet mund të arrijnë një marrëveshje.
Në dy sezonet e fundit, 31 vjeçari ka zhvilluar vetëm 14 paraqitje me Barcelonën.
Mikel Arteta tashmë e ka pranuar që Arsenali po kërkon një portier më me përvojë sesa Bernd Leno./Lajmi.net/