OAK rikërkon heqjen e orës policore dhe kufizimeve të orarit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), shpreh shqetësimin e saj të thellë pas publikimit të masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, për mos marrjen parasysh të kërkesave të bizneseve që të hiqet ora policore dhe kufizimet në orar, duke u respektuar në maksimum rregullat e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Lajme
OAK rikërkon që të hiqet ora policore dhe kufizimet duke pasur parasysh se të njëjtat masa nuk janë duke u respektuar nga vetë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët ishin ata që i formuluan këto kufizime.
“Largimi i orës policore dhe masave të tjera kufizuese është nevojë imediate duke pasur parasysh se Institucionet e vendit tonë dhe vetë shteti nuk është në gjendje t’a mbështesë biznesin dhe po tregohen të pafuqishëm karshi gjendjes në të cilën janë bizneset dhe vetë ekonomia e vendit”, thotë OAK. /Lajmi.net/