Vetëvendosje prezanton kandidatët për deputet nga Podujeva
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë ka mbajtur mbledhjen për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga kjo qendër të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Lajme
Fitim Haziri, Sarada Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët me më së shumti vota nga kjo degë, të cilët do të jenë në listën e LVV-së.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga LVV-ja.
“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët për deputetë nga Qendra e Besianës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt. Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje atje, me shumicë votash zgjodhi edhe Kryesuesin e Grupit të Asamblistëve në Podujevë, Florent Hasani.