Dybala nuk do paraqitet ndaj Interit

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Sport

11/01/2021 14:37

Paolo Dybala është lënduar në neshjen ndaj Sassuolos, spekulohej që lëndimi mund të jetë edhe më serioz se ishe menduar më parë.

Por, sipas “RaiSport.it”, argjentinasi nuk do mund të paraqitet në derbin ndaj Inter, transmeton lajmi.net.

Dybala ka pësuar lëndim në gjurin e majtë, ndërsa Weston McKennie pas ekzaminimeve mjekësore, thuhet se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës në “Giuseppe Meazza”.

Përveç Dybalas, edhe de Ligt, Cuadrado dhe Alex Sandro do mungojnë shkaku i COVID-19./Lajmi.net/