Juventus nënshkruan me Rovella

Futbollisti i Genoas, Nicolo Rovella, është transferimi më i ri i Juventus.

Sport

11/01/2021 12:55

Nicolo Rovella është 19 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ai këtë sezon ka regjistruar 11 paraqitje për Geonan, transmeton lajmi.net.

Rovela ka qenë objektiv i Juves që një kohë, ai konsiderohet si njëri nga talentet me të mëdhenj italian për momentin.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Rovella ka kompletuar transferimin tek Juventus dhe do të qëndrojë edhe për gjastë muaj si huazim tek Genoa.

Marrëveshja kap vlerën e 10 milionë euro, Rovella do bashkohet me Juven në vërë./Lajmi.net/