Juventusi me vështirësi mposht Sassuolon

Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur Sassuolon.

Sport

10/01/2021 22:42

“Bianconerët” fituan me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare, duke shkuar në pushime me rezultatin që nisi ndeshja.

Ishte Danilo pas një gjuajte të bukur që zhbllokoi shifrat (51′).

Sassuolo pavarësisht që ishte me 10 lojtarë në fushë, ia doli të barazoi përmes Defrel (59′).

Por, epërsinë e riktheu Ramsey në minutën e 82-të, derisa fitoren e vulosi Cristiano Ronaldo në fundin e ndeshjes (90+2).

Me këtë fitore, Juventusi ngritët në pozitën e katër me 33 pikë, derisa Sassuolo qëndron në vendin e shtatë me 29 sosh./Lajmi.net/