Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare

Arsenal kërkon të avancojë tutje me fitore ndaj Newcastle United, në kuadër të FA Cup.

Sport

09/01/2021 17:32

Londinezët kërkojnë të vazhdojnë formën e mirë që kanë pasur 5 ndeshjet e fundit, ku ata mposhtën edhe Chelsea me rezultat të thellë në Londër, transmeton lajmi.net.

Tani, Mikel Arteta i ka sytë nga FA Cup, trofe të cilin e fituan sezonin e kaluar, pikërisht ndaj rivalit të qytetit Chelsea.

Newcastle United është bërë një skuadër e papërshtatshme nën menaxhimin e Steven Bruce dhe mund të shkaktojë probleme për “The Gunners”.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Arsenal: Leno, Cedric, David Luiz, Mari, Tierney, Elneny, Willock, Pepe, Willian, Martinelli, Aubameyang.

Newcastle United: Dubravka, Krafth, Lascelles, Clark, Dummett, Hayden, Sean Longstaff, Hendrick, Almiron, Joelinton, Carroll.