Dua Lipa mezi njihet në imazhet e reja nga fotosesioni për ‘British Vogue’
Dua solli të tjera fotrografi nga seti i fundit fotografik.

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka pozuar për numrin e ri të ‘British Vogue’, shkruan lajmi.net.
Ajo e nisi vitin me një fotosesion për revistën e njohur, teksa befasoi të gjithë duke u shfaqur me dukje krejtësisht tjetër.
Dua në disa fotografi erdhi si bjonde, ndërsa në një prej tyre kishte vendosur parukë me ngjyrë portokalli.
Në imazhin e fundit, artistja u shfaq e veshur tërësisht në të zeza dhe me flokë të shkrtra, teksa duket shumë ndryshe.
View this post on Instagram
Në mbishkrimin që ia la fotos, Dua tregoi se numri i ri i ‘British Vogue’ tashmë është publikuar edhe në platformën online.
Fotografitë në fjalë janë shkrepur nga Emma Summerton. /Lajmi.net/
View this post on Instagram