Juventus nuk do mund të transferojë Reynolds, por ka një strategji për blerjen e tij

Skuadra italiane Juventus, është e interesuar për mbrojtësin amerikan, Bryan Reynolds.

Sport

07/01/2021 23:23

Juventus nuk mundet të transferojë lojtarë nga kontinenti amerikan, pasi transferoi Weston McKennie, edhe Bryan Reynolds është dëshira e Pirlos për krahun e djathtë të mbrojtjes, por rregullat nuk e lejojnë Juven të bëjë një transferim të tillë, kështu që ekipi nga Torino ka një strategji për të ndjekur në këtë aspekt.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, në rast se ndonjë palët dakordohen për një marrëveshje, atëherë Reynolds do të transferohet tek Benevento për gjashtë muajt e ardhshëm si huazim, dhe pastaj do vijë tek Juventus, transmeton lajmi.net.

Negociatat janë duke u zhvilluar, por marrëveshje nuk ka. Ndërkohë, “Bianconerët” kishin ofruar shtatë milionë euro për mbrojtësin por, Dallas FC kishte refuzuar.

Për Reynolds, ishin të interesuar edhe Roma dhe Club Brugge./Lajmi.net/