Ndryshojnë planet e Chelsea për afatin kalimtar të janarit

Pas rezultateve negative në ndeshjet e tij të fundit Frank Lampard mund të përmirësojë gjërat në afatin kalimtar duke transferuar lojtarë të rinj.

Sport

07/01/2021 12:28

Lëndimi i mbrojtësit Andreas Christensen nënkupton se planet për transferime në këtë afat kalimtar do të ndryshojnë.

Edhe Fikayo Tomori është raportuar se do të largohet nga Stamford Bride në formë huazimi këtë merkato. Klube sikurse Newcastle dhe Leeds kanë shprehur interesim, transmeton lajmi.net.

Duke pasur parasysh se me lëndime të shumta në mbrojtje, opsionet e Lampard janë të kufizuara dhe duhet të provojë të transferoj një lojtar të ri.

Zgjidhje tjetër e Bluve të Londrës është anulimi i huazimit të Tomorit dhe të vendosin shpresat e tyre në atë lojtar./Lajmi.net/