Formacionet zyrtare: Juventus – Milan
Ndeshja kryesore e javës së 16-të në Serie A do të jetë sfida mes Juventus dhe AC Milan.
Sport
Kampioni aktual kanë mbetur prapa në luftën për titull, ndërsa Rosonerët janë të renditur në kreun e tabelës me 37 pikë të grumbulluara.
Për shkak të një shpërthimi të vogël me Covid-19 në të dyja klubet, së pari mendohej se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi, transmeton lajmi.net.
Juventus në këtë ndeshje do të jenë pa yjet e skuadrës Alex Sandro dhe Juan Cuadrado, ndërsa Milan ka mungesa të tjera sikurse Ibrahimovic, Rebic, Saelemaekers, Tonali, Gabbia dhe Bennacer.
Formacioni kryesor i Juventusit për këtë ndeshje është ky:
Szczensy; Frabotta, De Ligt, Bonucci, Danilo; Rabiot, Bentancur, Ramsey, Chiesa; Ronaldo dhe Dybala.
Ndërsa, Stefan Pioli ka vendosur për këtë 11-she:
Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Hauge; Leao./Lajmi.net/