Lampard synon majat, ëndrra e tij të menaxhojë këtë klub në Spanjë
Menaxheri aktual i Chelsea, Frank Lampard, ka një të ëndërr për të ardhmen dhe ajo është menaxhimi i Barcelonës.
Sport
Kohët e fundit ka pasur zëra të ndryshëm se anglezi do të largohet nga klubi për arsye që nuk ka arritur rezultatet e duhura dhe pritshmëritë e presidentit, Roman Abramovich.
Gazetari Guillem Balague tha për Diario Sport se Lampard dëshiron që një ditë ta menaxhojë Barcelonën, transmeton lajmi.net.
Edhe Barcelona këtë sezon është në mungesë të rezultateve pozitive dhe shpesh herë po fajësohet trajneri aktual, Ronald Koeman, për të cilin nuk mendohet se do të vazhdojë deri në fund të sezonit.
Zgjedhjet presidenciale në Barcelonë do të mbahen më 24 janar, datë që mund të sjellë edhe një emër të ri në stolin e Camp Nou./Lajmi.net/