Dy raste të papritura me COVID-19, ky mund të jetë formacioni i ri i Milanit ndaj Juventusit

AC Milani konfirmoi dy raste të prekura me COVID-19, disa orë para sfidës ndaj Juventusit.

Sport

06/01/2021 13:04

“Rossonerët” përmes një komunikate kanë njoftuar se sulmuesi Ante Rebic dhe mesfushori Rade Krunic që pritet të jenë në formacionin bazë, janë në stol, përcjellë lajmi.net.

Eksperti Gianluca di Marzio ka zbuluar formacionin e Milanit kundër Juventusit.

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Çalhanoglu, Hauge; Leao.

Sidoqoftë, ende s’është vendosur nëse do zhvillohet ndeshja dhe pritet vendimi përfundimtar, derisa është paraparë që përballja të nis në ora 20:45./Lajmi.net/